Ish-lojtari i Napolit kritikon Rrahmanin për paraqitjet te të ‘kaltërit’

Ish-lojtari i Napolit kritikon Rrahmanin për paraqitjet te të ‘kaltërit’

Napoli do të luajë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, teksa përballë do të ketë një skuadër si Juventusi. Dilemat për formacionin që do të hedhë në fushë janë të mëdha, e sidomos kur flitet për repartin mbrojtës. Por sipas ish-lojtarit të Napolit, Alessandro Renika, nuk e mendon emrin e Amir Rrahmanit në mesin e 11 futbollistëve titullarë. Ish-mbrojtësi ka kritika për lojtarin ‘dardan’, të cilin e shikon si të papërshtatshëm për Napolin, njofton Insajderi.

“Rrahmani nuk është skarco, por ai nuk është i përshtatshëm për Napolin për shkak të gabimeve që kam parë të bëjë në fushë. Maksimoviç ka një problem tjetër: rëniet e tensionit që janë më pak të dukshme kur ka Koulibalyn. Në Milano dhe Romë Maksimoviç luajti dy ndeshje të kushtueshme. Koulibaly-Maksimoviç është çifti më logjik në pikëpamje të Juventusit. Manolas luajti një lojë të tmerrshme të shtunën, sepse është një muaj e gjysmë që nuk luan. I vetmi balotazh është Maksimoviç. Me 90% do të jetë çifti Koulibaly-Maksimoviç”, ka thënë Alessandro Renika. /Insajderi.com