Ish-lojtari i NFL-së në SHBA vret fqinjët e tij dhe më pas veten

Ish-lojtari i NFL-së në SHBA vret fqinjët e tij dhe më pas veten

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Amerikë, ku një person ka qëlluar drejt disa njerëzve duke u marrë jetën pesë prej tyre, njofton Insajderi.

Më e habitshmja qëndron në faktin se autori i këtij krimi është, Philip Adams, një ish-lojtarit në futbollin amerikan NFL, i cili ka luajtur për skuadrat e Jets, Patriots dhe Atlanta Falcons.

Adams ka sulmuar fqinjët e tij duke vrarë me armë zjarri pesë prej tyre. Sipas policisë, Adams ka vrarë në fillim dy fqinjët e tij, nipin e tyre nëntë vjeç dhe mbesën  pesë vjeçe, dhe më pas ka qëlluar një grua që supozohet se punonte në shtëpinë e fqinjëve.

Me të mbërritur policia 32 vjeçari ka vrarë dhe veten, duke përfunduar në një tragjedi me gjashtë persona të vrarë. Nuk dihen shkaqet pse ish-futbollisti e ka ndërmarrë këtë veprim, por babai i tij në një deklaratë u shpreh se futbolli e kishte dëmtuar shumë djalin e tij. /Insajderi.com