Ish- sulmuesi i Skënderbeut, nigeriani Olainka kë rënë në shënjestrën e ekipit gjerman të Leverkusen, njofto Insajderi.
“Kicker” zbulon se Peter Olainka është në listën e dëshirave të Bayer Leverkusen.
“Aspirinat” po kërkojnë sulmues anësor dhe nigeriani është një nga alternativat e mundshme, së bashku me Sulemana të Nordsjaelland. Ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore të Shqipërisë po zhvillon paraqitje mjaft të mira me Slavian e Pragës, duke lënë gjurmë edhe në Kupat e Europës me skuadrën çeke. Madje këtë sezon në Europa League është përballur edhe me gjermanët e Leverkusenit, të cilëve arriti edhe t’u shënonte një gol.
Ndërkohë drejtuesit e Slavias së Pragës nuk dëshirojnë ta lëshojnë aq lehtë nga duart 25 vjeçarin, teksa kërkojnë një shifër prej 10 milionë eurosh, që përkon me tre fishin e asaj që arkëtuan për ta sjellë në kryeqytetin e Çekisë. Nëse ky transferim përmbushet do të ishte një lajm i mirë edhe për Skënderbeun, që zotëron ende një pjesë të kartonit të tij dhe mund të mbushë kështu arkat. /Insajderi.com