
Ish-futbollisti kolumbian Jhon Viafara në telashe. 42-vjeçari është dënuar nga gjykata e Teksasit me 11 vite burg, teksa akuzohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikun e drogës, njofton Insajderi.
Viafara, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar 34 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, si dhe ka qenë pjesë e Southampton dhe Portsmouth në Premier Ligën angleze.
Ai pranoi para gjykatës në nëntor se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar pesë kilogram kokainë në SHBA dhe u ekstradua në SHBA.
Por atje u shtuan dhe disa akuza të tjera më të rënda, pasi prokuroria kishte prova se ai ka qenë pjesëmarrës në importimin e dy ton kokainë në SHBA, për një shifër që arrin rreth 30 milionë dollar, kësisoj së fundmi u mor vendimi i formës së prerë që ai të dënohem me 11 vite. Hetimet rreth kësaj çështje kishin filluar tre vite më parë. /Insajderi.com