Ish-mesfushori i Inter arrestohet nga policia shkaku i dhunës në familje

Ish-mesfushori i Inter arrestohet nga policia shkaku i dhunës në familje

Ish-futbollisti i Interit, Fredi Guarin, është përfshirë ditën e sotme në një ngjarje të pazakontë, teksa u arrestua nga policia në shtëpinë e prindërve të tij. Dyshohet se shkaku i arrestimit të mesfushorit kolumbian ka qenë dhuna në familje, njofton Insajderi.

Një video ka qarkulluar së fundmi në mediat kolumbiane dhe rrjetet sociale, ku Guarin, shfaqet i gjakosur, teksa përpiqet të përleshet me Policinë. Ishi i Interit u nxor me dhunë nga shtëpia, nga forcat e rendit, teksa dyshohet të ketë qenë i dehur.

Sipas gazetës “El Pais” në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi futbollistin për sulm ndaj babait të tij. Futbollisti 34-vjeçar, teksa i bën rezistencë policisë dëgjohet duke bërtitur: “Më lësho idiot”.  Guarin jeton në Medelin të Kolumbisë, ku dyshohet që ndodhi edhe incidenti në fjalë. /Insajderi.com