Ish-mesfushori i Inter, Fredy Guarin nënshkruan kontratë me Milionarios në Kolumbi

Ish-mesfushori i Inter, Fredy Guarin nënshkruan kontratë me Milionarios në Kolumbi

Futbollisti 34 vjeçar, kolumbiani Fredy Guarin transferohet tek skuadra Milionarios si lojtar i lirë pasi kishte zgjidhur kontratën e tij në muajin shtator me klubin Brazilian të Vasco De Gama-s, njofton Insajderi.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Milionarios e cila nëpërmjet komunikatës në rrjetet e saj sociale i ka uruar mirëseardhjen mesfushorit kolumbian.

Guarin rikthehet të luajë në futbollin e shtetit të tij në Kolumbi pas 16 vitesh. /Insajderi.com