
Ish-ministri në Bosnje dhe Hercegovine, Sadik Ahmetoviq, është dënuar me gjashtë muaj burgim mbi akuzat për korrupsion.
Sipas akuzës korrupsioni i tij buron nga viti 2011 dhe 2012, kur ai ishte ministër.
Vlera e parash që ai dyshohet mori jashtëligjshëm është 7,000 euro.
Por, politikani këtë e cilëson si “skenar kundër tij”.
Për këtë ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e gjykatës në Bosnje. /Insajderi.com