Ish miss-i dënohet me dy vjet burg pasi shkëmben foto me përmbajtje seksuale me një adoleshent

Ish miss-i dënohet me dy vjet burg pasi shkëmben foto me përmbajtje seksuale me një adoleshent

Ramsey BethAnn Bearse, 29, ka marrë dënimin prej 2 vitesh burg dhe 10 vite mbikqyrje, ndërkohë që do të mbetet e regjistruar si ngacmuese seksuale përjetësisht, raporton Usatoday, shkruan Insajderi.

Ramsey ishte përzgjedhur dikur si Miss Kentucky, kishte qenë duke punuar si mësuese në shkollë të mesme ka pranuar të ketë shkëmbyer foto me një student në Snapchat në periudhën gusht-shtator 2018.

Rastin e ka raportuar prindi i studentit, pasi kishte gjetur foto të telefonin e të birit.

Bearse në fillim kishte thënë që ajo kishte dashur të i dërgonte foton burrit të saj, por aksidentalisht i kishte dërguar studentit. Pastaj ai i kishte kërkuar të tjera dhe ajo kishte vazhduar t’I dërgonte sepse kishte frikë.

Mirëpo të martën ajo e pranoi akuzën dhe mori përgjegjesinë për veprimet e saj.

Ajo u supendua nga shkolla gjatë hetimit, ndërsa pas shpalljes së vendimit, zëdhënësit e shkollës kanë thënë se ajo nuk punon më aty./Insajderi.com