Ish – portieri i Napolit dhe Romës, Morgan De Sanctis, aksidentohet me makinë

Ish – portieri i Napolit dhe Romës, Morgan De Sanctis, aksidentohet me makinë

Ish-portieri italian i Napolit dhe Romës, Morgan De Sanctis, është lënduar në një aksident trafiku në Romë, bëjnë të ditur sot mediat italiane, njofton Insajderi.

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” tha se drejtori sportiv i Romës dhe ish-lojtari i Galatasaray-it u lëndua të martën mbrëma në “Via Cristoforo Colombo”.

De Sanctis, 43 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni hemorragjie të barkut dhe shpretka e tij u hoq.

Ai aktualisht është në kujdes intensiv.

De Sanctis luajti për Galatasaray-n gjatë sezonit 2008-2009. Ekipi tha se është i pikëlluar për lajmin e aksidentit dhe i uroi De Sanctis shërim të shpejtë.

Gjatë karrierës së tij, De Sanctis luajti edhe për Udinese dhe klubin spanjoll Sevilla.

Ai gjithashtu ka luajtur për Monaco-n në Francë, duke fituar titullin e kampionit francez 2017 para se të dilte në pension më vonë atë vit. /Insajderi.com