Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter pezullohet mbi gjashtë vite nga futbolli

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter pezullohet mbi gjashtë vite nga futbolli

Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter është pezulluar nga futbolli për gjashtë vite e tetë muaj për shkak të keqpërdorimit të pozitës, njofton Insajderi.

Sipas vendimit të Komitetit të Etikës së FIFA-s, Blatter u gjobit me një milion franga zvicerane (903 mijë euro) dhe iu shqiptua dënimi që të mos merret me futboll për 6 vjet e tetë muaj.

Përveç kësaj, Jerome Valcke, i cili ishte sekretari i përgjithshëm i FIFA-s gjatë mandatit të Blatter, gjithashtu mori të njëjtën dënim.

FIFA informoi Blatter dhe Valcke për vendimet e marra. Megjithatë, që vendimet të jenë të zbatueshme, dënimet e mëparshme për parregullsi nga dy ish-udhëheqësit duhet të plotësohen. Prandaj, dënimi për Blatter do të hyjë në fuqi pas tetorit të vitit 2021 ndërsa për Valcke pas tetorit të vitit 2025. /Insajderi.com