Ish-presidenti i Interit, Moratti: Super Liga Europiane ishte projekt i dështuar që nga fillimi

Ish-presidenti i Interit, Moratti: Super Liga Europiane ishte projekt i dështuar që nga fillimi

Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, u ftua që të jepte mendimin e tij për prestigjiozen italiane “La Repubblica”, lidhur me idenë e krijimit të Super Ligës Euorpiane. Sipas miliarderit milanez, ky ishte një dështim që nga fillimi dhe se klubet themeluese nuk e kishin bazën për këtë projekt, njofton Insajderi.

“Deri tani, ekipet themeluese janë larguar të gjitha. Ishte një përpjekje e keqe dhe nuk kishte bazën për të vazhduar, kështu që ky ishte fundi i paralajmëruar që në fillim”, tha fillimisht Moratti.

“Agneli, Perez apo kushto tjetër gabuan në mënyrën dhe kohën kur komunikuan krijimin e Super Ligës së re, si dhe në vlerësimin e reagimeve nga ana e drejtuesve. Në vetvete, projekti ishte një dështim që nga fillimi”, tha në fund ish-presidenti ‘zikaltër’. /Insajderi.com