
Që kur ka mbërritur te Juventus nga Palermo, Paulo Dybala, po përjeton momentin më të keq me fanellën “bardhezi”. Sulmuesi argjentinas nuk ndihet si lojtari kyç i projektit të Juventusit të Andrea Pirlos, njofton Insajderi.
Për këtë ka folur edhe ish-presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, njeriu që e zbuloi nga Argjentina dhe e solli në Itali: “Jam përsëri i bindur se Dybala është Messi i ri. Përveçse një lojtar spektakolar ai është edhe një njeri shumë pozitiv. Është çmenduri që Dybala nuk është titullar”, tha fillimisht Zamparini.
“Paulo duhet të më dëgjonte këshillën time që i kam thënë përpara tre vitesh. I thash se, për të mirën tënde duhet të largohesh nga Juventusi. Dybala largohu nga Juventusi dhe transferohu tek Real Madrid! Nëse është e mundur që në janar. Do të ishte një Pazar i mirë për të gjithë”, ishin fjalët e ish-presidentit te ekipit sicilian. /Insajderi.com