Ish-presidenti Obama tallet me Donald Trumpin

Ish-presidenti Obama tallet me Donald Trumpin

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka goditur pasardhësin e tij gjatë një eventi privat të enjten, duke thënë që sondazhet kanë treguar që Akti i Kujdesit të Përballueshëm (Obama Care) është më i famshëm se sa presidenti Donald Trump.

Një person i cili kishte qenë prezent gjatë ngjarjes ka parafrazuar komentet e Obamës në CNN, duke thënë që Obama i kishte thënë audiencës në Manhattan që Akti i Kujdesit të Përballueshëm, i njohur si “Obamacare”, është më i famshëm se sa presidenti momental.

Sondazhet e fundit kanë treguar që “Obamacare” ka arritur kulmin e popullaritetit, duke marrë mbështetjen e 55 për qind të amerikanëve, shkruan Business Insider.

Në krahasim me këtë, në sondazhin e fundit të bërë nga “Gallup” të enjten tregoi që pranimi i Trumpit ishte me 43 për qind, ndërsa 52 për qind nuk pajtoheshin me mënyrën se si presidenti po kryen punën e tij.

Trump është rrugës të bëhet presidenti më pak i famshëm përgjatë 100 ditëve të para të tij në historinë moderne. /Insajderi.com