Hetuesit francezë kanë lëshuar një akuzë të katërt kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy, sipas të cilës ai kishte pranuar para nga Libia për të financuar fushatën e tij presidenciale në 2007.
Ai akuzohet për “anëtarësim në një komplot kriminal”, në hetimin e bërë për një kohë të gjatë. Akuzat mund të çojnë në gjyq.
Pas katër ditësh pyetje ai mohoi të gjitha akuzat. Ai gjithashtu u mor në pyetje vitin e kaluar.
Ka edhe raste të tjera kundër tij.
Në hetimin e Libisë ai u akuzua në 2018 për korrupsion, financim të paligjshëm të fushatës dhe përfitim nga fondet publike të përvetësuara.
Në janar gjykatësit vendosën gjithashtu një ish ndihmës të Sarkozy-t, Thierry Gaubert, nën hetim zyrtar.
Prokurorët dyshojnë se Z. Sarkozy dhe disa bashkëpunëtorë morën miliona euro nga regjimi i kolonelit të ndjerë Muammar Gaddafi për të ndihmuar fushatën e tij zgjedhore. Ai shërbeu si president nga 2007 në 2012.
“Pafajësia ime vihet në dyshim edhe një herë nga një vendim që nuk paraqet fare prova të ndonjë financimi të paligjshëm,” shkroi ai në Facebook./Insajderi.com
Burimi: BBC News