Ish-shefi i softuerit të Pentagonit jep dorëheqje, thotë se Kina ka fituar “luftën e teknologjisë”

Ish-shefi i softuerit të Pentagonit jep dorëheqje, thotë se Kina ka fituar “luftën e teknologjisë”

Ish-shefi i parë i softuerit të Pentagonit, Nicolas Chaillan, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, transmeton Insajderi.com.

Sipas tij, ai u largua sepse Kina tashmë ka fituar “luftën e teknologjisë” duke garantuar dominimin global.

37-vjeçari është deklaruar se ka “arsye për t’u zemëruar” me dështimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kërcënimin kibernetik të Kinës, madje edhe nga frika se kjo do të rrezikojë të ardhmen e fëmijëve të tij, raporton nypost.

“Ne nuk kemi asnjë shans për të luftuar kundër Kinës në 15 deri në 20 vjet. Tani për tani, është tashmë një punë e kryer; tashmë ka mbaruar, sipas mendimit tim”, tha ai.

Foto ilustruese.

Chaillan – i cili ishte zyrtari i parë kryesor softuerik i Pentagonit – tha se Kina do të dominojë të ardhmen e botës duke kontrolluar gjithçka, nga rrëfimet e mediave deri tek gjeopolitika.

Ai pohoi se SHBA -të, si Pekini, duhet t’i kishin dhënë përparësi inteligjencës artificiale, mësimit të makinerisë dhe aftësive kibernetike mbi shpenzimet tradicionale ushtarake si ndërtimi i avionëve të rinj luftarakë.

Tutje, ai sulmoi Google për mos bashkëpunim me Departamentin e Amerikan të Mbrojtjes, teksa kompanitë kineze janë të detyruara të punojnë me Pekinin.

Disa sisteme të mbrojtjes kibernetike të qeverisë amerikane janë aq të vjetruara saqë janë thjesht në “nivelin fillestar”, këmbënguli ai.

“Ndërsa humbëm kohë në burokraci, kundërshtarët tanë ecën përpara,” shkroi Chaillan në një letër të ashpër në LinkedIn muajin e kaluar kur njoftoi për herë të parë dorëheqjen e tij.

“Në këtë pikë, unë jam thjesht i lodhur duke kërkuar vazhdimisht mbështetje dhe para për të bërë punën time,” tha ai për punën pioniere të Pentagonit që ishte “ndoshta më sfiduese dhe zemëruese e gjithë karrierës sime”./Insajderi.com