Ish-spiuni i KGB-së: Trump i shërbeu spiunazhit rus për 40 vjet

Një ish-spiun rus ka deklaruar për britaniken The Guardian, se ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka 40 vjet që mbanë kontakte me Rusinë dhe se ai, ishte “një aset rus i kultivuar nga shërbimi sekret KGB”.

Ish-spiuni i KGB-së: Trump i shërbeu spiunazhit rus për 40 vjet

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është kultivuar si ‘aset rus’ për më shumë se 40 vjet dhe është treguar tejet i gatshëm për të propaganduar kundër perëndimit, ka thënë një ish-spiun i KBS-së ruse për gazetën britanike The Guardian, transmeton Insajderi.

Yuri Shvets i emëruar si spiun nga KB-ja në Uashington nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1980, e ka krahasuar ish-presidentin amerikan me “Pesëshen e Kembrixhit”, rrjetin britanik të spiunëve që ndanë sekrete me Moskën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e Luftës së Ftohtë.

Tani 67 vjeç, Shvets cilësohet si burim kyç për “American Kompromat”, një libër i ri që po shkruhet nga gazetari Craig Unger, puna e mëhershme e të cilit përfshin librat “House of Trump” dhe “House of Putin”. Libri po ashtu eksploron lidhjen e ish-presidentit me financierin famëkeq Jeffrey Epstein.

Ky është një shembull që tregon kur njerëzit ishin rekrutuar në kohën kur ishin vetëm studentë dhe u ngritën në pozita të rëndësishme: diçka e tillë po ndodhte edhe me Trump”, ka thënë Shvets përmes telefonit gjatë së hënës nga shtëpia e tij në Virgjinia.

Shvets kishte shkuar në Amerikë gjoja se ishte korrespodent për Agjencinë ruse të lajmeve Tass gjatë bitëve të 80-ta. Ai ishte shpërngulur përjetësisht në SHBA në vitin 1993, kur edhe e kishte fituar nënshtetësinë amerikane.

Siç e shpjegon ai, Trump kishte rënë në radarin e rusëve në vitin 1977 kur edhe ishte martuar me gruan e tij të parë, Ivana Zelnickova, një modele çeke. Trump ishte bërë target i operacionit të spiunazhit nga Shërbimi i Inteligjencës të Çekosllovakisë në bashkëpunim me KGB-në.

Shvets ka thënë për The Guardian se Tump ishte një aset i KGB-së i zhvilluar për 40-të vjet deri në zgjedhjen e tij president dhe ai ishte një target i lehtë për KGB-në për shkak të karakterit të tij. /Insajderi.com