Sipas “tycsports”, trajneri argjentinas Hektor Kuper do të marrë drejtimin e kombëtares së Kongos e cila ndodhet në Afrikën Qendrore, njofton Insajderi.
Pas disa eksperiencave me Gjeorgjinë, Egjiptin dhe Uzbekistanin, tekniku 65 vjeçar rikthehet si trajner në krye të një kombëtareje e cila mund të cilësohet si aventurë për të pasi renditet në vendin e 61 në klasifikimin botëror të FIFA-s.
I cilësuar si trajneri i finaleve të dështuara, Cuper ka drejtuar skuadra si Valencia, Inter dhe Parma duke humbur dhe dy finale Champions-i në vitet 2001 dhe 2002 me spanjollët e Valencias. /Insajderi.com