
Duke parë vështirësitë ekonomike që kanë përfshirë Barcelonën nga pandemia globale e Coronavirusit, ish-trajneri i katalanas, Setien ka hedhur në gjyq ekipin spanjoll.
Quique Setien deklaroi për “Cadena Ser” se klubi katalanas nuk i ka paguar ende pjesën e tij të pagave pas përfundimit të kontratës.
Katër milionë euro, është shifra e parashikuar në kontratë, me ish-trajnerin e Betisit që paditi Barcelonën për prishje të kontratës, ku takimi i ardhshëm pritet të jetë në gjyq. /Insajderi.com