
Jareth Nebula, 33 vjeç, është personi i cili ka shmangur gjinitë njerëzore dhe dëshiron të jetoj si një gjallesë nga një planet tjetër, shkruan Insajderi.
Ajo u lind si një femër, por ndryshoi gjininë e saj në moshën 29 vjeçare, ku u bë burrë.
Pasi ndrroi gjininë dhe filloi të besonte se e kishte gjetur vetëvetën, ai filloi të kuptoj se ishte gabim.
Ai ishte diagnostifikuar me sindromën Ehlers – Danlos, e cila është një sëmundje e rrallë e cila rezulton më lëkurë të lëshuar dhe lëvizshmëri të madhe të kyçeve.
Edhe pse kjo sëmundje erdhi e shoqëruar me dhimbje të mëdha për Jareth, ai tha se ishte kjo kohë kur ai e zbuloi se nuk i takonte asnjë gjinie.
Ai ka bërë shumë ndryshime në fizikun e tij për të mos u dukur si njeri.
“U ndjeva sikur po mundohesha të zë vendin e dikujt tjetër. Nuk dua të jem i kufizuar, ky është momenti kur zbulova se nuk i përkisja asnjë gjinie”- ka thënë ai.
Ideja e të bërit alien, u përshatë më së shumti me stilin e tij të jetesës .
Ky transformim i tij nuk u prit mirë nga familja e tij, të cilët e mbështetën kur ai u bë djalë në fillim.
Mirëpo ai gjen shumë mbështetje online dhe është i lumtur duke qenë alien.
Ai planifikon të vazhdoj të bëj ndryshime që të ngjajë sa më shumë me ata./Insajderi.com