Ish-ylli i Real Madrid dhe Arsenal, Ozil: Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju

Ish-ylli i Real Madrid dhe Arsenal, Ozil: Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju

Mesut Ozil, ylli i klubit turk të futbollit Fenerbahçe, uroi të gjithë muslimanët në botë për Fitër Bajramin, ndërsa u dërgoi edhe mesazh mbështetjeje palestinezëve që janë të ekspozuar ndaj sulmeve nga Izraeli, njofton Insajderi.

Së bashku me një mesazh në Twitter, Ozil gjithashtu postoi një fotografi me Kubbetu-sahra (Kupola e Shkëmbit) i Xhamisë al-Aksa.

“Të gjithë muslimanëve u uroj Fitër Bajramin. Le të pranohen agjërimi dhe lutjet tona në këtë muaj të bekuar. Lutjet e mia janë me ata që nuk mund ta festojnë Bajramin në paqe sot. Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju”, tha Ozil. /Insajderi.com