fbpx

Ish-zëvendëskryeministri rus arrestohet për kontrabandë

Ish-zëvendëskryeministri rus arrestohet për kontrabandë

Ish zëvendëskryeministri i Rusisë, Alfred Kokh është arrestuar në mungesë me ngarkimin e kontrabandës, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax të martën, duke iu referuar një burimi të paidentifikuar.

Kokh është i akuzuar për “kontrabandë të artikujve me vlerë kulturore” dhe është “i kërkuar ndërkombëtarisht”, ka njoftuar Interfax.

Kokh ishte akuzuar për kontrabandë kur kishte tentuar të largohej nga Gjermania me një pikturë për të cilën kishte deklaruar se ka vlerë prej 18 mijë rublave apo rreth 230 dollarë, raporton Insajderi

“Zyrtarët e doganës kanë vendosur se ajo është një punë e jashtëzakonshme arti. Ata e kanë lejuar për të hyrë në Gjermani por kanë hapur një rast të çështjes kriminale ndaj tij”, i ka thënë një burim i paidentifikuar agjencisë së lajmeve RBC.

Në shtator të vitit të kaluar, Kokh kishte thënë se është i ngarkuar për kontrabandë të një pikture me vlerë prej 197 mijë rublave rreth 2 mijë e 500 dollarë./Insajderi.com