Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka nisur një sulm të ashpër ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa demokratët përgatiteshin të shpallin zyrtarisht, Joe Biden si kandidatin e tyre për ta rrëzuar presidentin aktual, Donald Trump.
“Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë”, tha Obama, raporton BBC.
Anëtarët e zhgënjyer të partisë republikane, gjithashtu u përfshinë në konferencën e partisë Demokratike, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.
Për shkak të shpërthimit të Coronavirusit, demokratët hoqën dorë nga organizimet tradicionale të konventave partiake.
Gara në SHBA po bëhet mjaft interesante, në një kohe pandemia ku po mbizotëron kriza shëndetësore dhe ekonomike. /Insajderi.com/