Ish-zv/presidenti amerikan Walter Mondale vdes në moshën 93 vjeçare

Ish-zv/presidenti amerikan Walter Mondale vdes në moshën 93 vjeçare

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të amerikës, Walter Mondale, ka vdekur të hënën në Minneapolis, në moshën 93 vjeçare, transmeton Insajderi.

Për vdekjen e tij ka njoftuar familja e të ndjerit, raporton BBC.

Mondale ishte bashkëdrejtues i Jimmy Carter për fitoren e tij presidenciale në vitin 1976 dhe humbjen katër vjet më vonë.

Carter tha se ai e konsideronte Mondale “nënkryetarin më të mirë në historinë e SHBA-së”.

Mondale humbi rëndë nga Ronald Reagan në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984, duke siguruar vetëm shtetin e tij të lindjes, Minesota dhe Washington DC. Ai mori 13 vota elektorale në krahasim me numrin rekord të presidentit Reagan prej 525 sosh. /Insajderi.com