Ishte si babai im, por më ndëshkonte!

Ishte si babai im, por më ndëshkonte!

Thierry Henry, legjenda e ekipit londinez Arsenal ka folur me shumë dashuri për trajnerin Arsene Wenger, duke treguar se sa rëndësi pati në jetën e tij.

I pyetur për raportin që kishte me trajnerin, Henry ka thënë:
‘Ai ishte si baba për mua. Pra, siç mund ta imagjinoni, me babanë tuaj, ju argumentoni, ju bërtisni, ai ju ndëshkon’.

Më pas, këtë e ka argumentuar me këto fjalë:
‘Kjo është ajo që ndodh kur e doni dikë. Ju intereson, kjo është arsyeja’.

Henry dhe Wenger shkruan histori në Premier League duke u shpallur kampion pas asnjë humbje, e ndryshe ekipi njihet me emrin ‘The Invincibles’.

Henry te Arsenal luajti tetë sezone dhe shënoi 175 gola.



Insajderi.com