ISIS-i  detyron 4 vjeçarin të ekzekutojë të burgosurit

ISIS-i  detyron 4 vjeçarin të ekzekutojë të burgosurit

Një 4 vjeçar britanik i quajtur ‘Junior Jihadi’ edhe njëherë u shfrytëzua në një video propagandistike të ISIS-it, këtë herë duke u parë të shpërthente eksplozivët në veturë.

Isa Dare – i cili është dërguar në Siri nga nëna e tij, Grace “Khadija” Dare – disa herë me radhë është përdorur në videot propagandistike të ISIS-it, raporton New York Post

“Ju asnjëherë nuk do të na luftoni neve, përveç fshehjes në kala të fortifikuara dhe pas mureve”, dëgjohet të thotë ai, raporton Insajderi

Më tutje ai flet për spiunët dhe për vrasjen e “vëllezërve” të tyre.

“Sot, ne do të vrasim spiunët tuaj ashtu si ju ndihmuan ata për t’i vrarë vëllezërit tanë”, ka thënë ai.

Mendohet që videoja është regjistruar në Raqa, në kryeqytetin de fakto të ISIS-it në Siri.

Henry Dare, gjyshi i Isa-s, ka akuzuar ISIS-in për shfrytëzimin e djaloshit si “peng” në propagandën e saj.

Nëna e këtij djali ishte rritur si e krishtere por pastaj ajo u konvertua në islam pak para se të largohej nga shtëpia e saj në Lewisham. Ajo u martua me xhiahdistin suedez Abu Bakr, i cili mendohet se është vrarë në luftime.