ISIS tallet me Amerikën: Ju udhëheqë një idiot

ISIS tallet me Amerikën: Ju udhëheqë një idiot

Grupi terrorist Shteti Islamik thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘po udhëhiqen nga një idiot’. Kjo është deklarata e parë e grupit për Trumpin.

Zëdhënësi i ISIS Abu al-Hassan al-Muhajer thotë se SHBA’të do të ‘bankrotojnë’ dhe ‘po udhëhiqen nga një idiot’, transmeton Reuters.

“Shenjat e vdekjet tuaj janë të qarta. Nuk ka dëshmi më të madhe se që udhëhiqeni nga një idiot i cili nuk e di se çka është Siria, Iraku ose Islami”, thuhet në deklaratën e Muhajer.

Trump ka thënë se gjatë mandatit të tij do ta mposhtë ISIS-in.