Islanda heq të gjitha masat anti-COVID-19

Islanda heq të gjitha masat anti-COVID-19

Islanda ka heq të gjitha kufizimet e brendshme të vendosura për shkak të Covid-19, transmeton Insajderi.

Sipas mediave të huaja, Islanda me një popullsi prej rreth 369 mijë banorë ka regjistruar 6 mijë e 637 raste, me 30 vdekje.

Islanda mund të jetë një nga vendet e para evropiane që u dha fund kufizimeve, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Islandës, Svandis Svavarsdottir në një konferencë për shtyp të premten.

Kufizimet do të përfundojnë zyrtarisht të shtunën.

“Gjëja e pabesueshme që ka ndodhur është se vaksinimi po ndodh shpejt dhe sigurt”, ka vlerësuar,  kryeministrja, Katrin Jakobsdottir.

Në këtë aspekt, shtoi ajo, “situata këtu është ndër më të mirat në botë”./Insajderi.com