
Ndeshja në mes Islandës dhe Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve ka përfunduar me rezultat 1-2 në të mirë të belgëve.
Ishte Romelu Lukaku ai i cili zhbllokoi shifrat me një gol mjaft të bukur në minutën e 9-të. Mirëpo islandezët reagun shpejt, duke barazuar rezultatin në minutën e 17-të përmes një super aksioni të cilin e konkretizoi mbrojtësi anësor, Saevarsson. Golin e tretë të ndeshjes e shënoi përsëri Lukaku në minutën e 38-të përmes penaltisë, kështu duke i siguruar fitoren kombëtarës së tij.
Belgjika gjendet në vendin e parë të grupit 2 së ligës A, me 9 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve, ndërsa Islanda gjendet në vendin e fundit në tabelë me 0 pikë, dhe nuk po arrin asesi të këndellet./Insajderi.com