
Presidenti i Komitetit Olipik të Kosovës, Ismet Krasniqi, të premten ka zhvilluar një takim virtual me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, transmeton Insajderi.
I pari i Komitetit Olimpik në botë ka përgëzuar presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa urime i ka përcjell edhe i pari i KOK-ut presidentit Bach për rizgjedhjen e tij në krye të KON-it.
Presidenti Bach ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që të bashkëpunojë me presidentin Krasniqi në ciklin e ardhshëm olimpik, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Presidenti Krasniqi, i ka prezentuar programin e KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024, për të cilin është përgëzuar nga presidenti Bach.
Paraprakisht drejtuesit e KOK-ut do të takohen edhe me drejtorin e Solidaritetit Olimpik të KON-it, James Macloud, takim që do të mbahet javën e ardhshme në Athinë./insajderi.com