Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka pritur të mërkurën në takim drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, transmeton Insajderi.
Krerët e FSHK-së, të udhëhequr nga kryetari, Armend Budima, përgëzuan presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në kryet të KOK-ut, duke i uruar suksese në drejtim të kësaj federate.
Presidenti Krasniqi, falenderoi mysafirët për vizitën, dhe ofroi mbështetje për Federatën e Shahut të Kosovës, derisa të dy palët diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit.
Kryetari Budima i bëri një dhuratë të veçantë presidentit Krasniqi, me rrathët olimpik të punuar nga filigrani. /Insajderi.com