Ismet Krasniqi është president i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës, njofton Insajderi.
Krasniqit për të marrë pozitën e të parit në Komitetin Olimpik të Kosovës i’u deshën 53 vota, teksa kundërshtarët e tij, ish-presidenti i KOK-ut deri tani, Besim Hasani mori 41 vota nga delegatët, ndërsa oponentja tjetër, Linda Shala mori vetëm 11 vota.
Presidenti i ri Krasniqi, e pret një punë e gjatë në Ciklin Olimpik 2021 – 2024, vitet që do të jenë të mbushura me sfida për atletët kosovar. /Insajderi.com