Ismet Munishi, kërkon nga Qeveria e Kosovës të lejojnë kapacitetin e plotë të tifozëve

Ismet Munishi, kërkon nga Qeveria e Kosovës të lejojnë kapacitetin e plotë të tifozëve

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebok ka bërë një kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pasi Përfaqësuesja e Kosovës, iu rikthye fitoreve mbrëmë duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-1, Munishi ka shkruar se ekipi ka nevojë për praninë e shikuesve në “Fadil Vokrri”, shkruan Shqip.com.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të lejojnë kapaticitetin e plotë në stadium, vetëm për personat që janë të vaksinuar ose e kanë testin negativ.

Munishi, po ashtu potencoi se prej kur tifozët nuk janë lejuar të hynë na stadime për shkak të masave antiCovid, ka ndikuar shumë që Kosova të ketë rezultate negative.

“Tani kemi shumë nevojë për shikues, për atmosferë impozante që vetem Dardanët dhe populli ynë dinë ta krijojnë” ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

“Dardanët” ndeshjen e radhës si vendas do ta zhvillojnë me datë pesë shtator ndaj Greqisë. /Insajderi.com