Ismet Munishi lavdëron komentatorin e Malishevës: Na përngjan me komentatorët e Brazilit

Ismet Munishi lavdëron komentatorin e Malishevës: Na përngjan me komentatorët e Brazilit

Në javën e fundit në Ligën e Parë, Malisheva ka siguruar për herë të parë në histori të klubit inkuadrimin në Superligë, teksa në të gjitha këto ndeshje, klubi nga Malisheva kishte komentatorin personal, Bedri Krasniqi, i cili me komentimin e ndeshjeve dhe me vendosjen e epiteteve të ndryshme lojtarëve të Malishevës, komentimi i tij është bërë viral nëpër rrjetet e ndryshme sociale, njofton Insajderi.

Në një emision ku ishin të ftuar përveç komentatorit Krasniqi, edhe trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi, ky i fundit ka folur me superlativa për komentatorin e Malishevës, duke thënë se me komentimin e ndeshjes me aq emocion, Krasniqi ka sjellur një standard të ri në futbollin kosovar.

“Futbolli është i ndërtuar mbi pasionin dhe emocionin. Kemi komentatorët italian që janë komentator të klubeve, që komentojnë ndeshjen me shumë emocion si te Interi, Milan dhe Napoli. Standardi i ri i këtij zotërisë që ka sjellë në futbollin e Kosovës, që është komentator personal i Malishevës, ky është komentator, por edhe tifoz i klubit, na përngjan me komentatorët e Brazilit që nuk ndalen nga gjysë ore duke bërtitur ‘gooooool’”, ndërsa në fund Munishi përgëzoi Krasniqin për energjinë, punën dhe pasionin. /Insajderi.com