Ismet Munishi: Messi nuk ka vend tek Ballkani

Ismet Munishi: Messi nuk ka vend tek Ballkani

Lionel Messi, është padyshim emri më i përfolur në botë, por në këto ditët e fundit, është bindshëm emri më i përdoruar, pas kërkesës së tij për largim, drejtuar klubit të tij, Barcelonës.

Klubet e mëdha në botë janë alarmuar për ta gjetur ndonjë mundësi për t’a transferuar atë, por jo edhe Ismet Munishi.

“Më vjen keq, por Lionel Messi, nuk ka vend në ekipin tim tek Ballkani” shkroi Munishi në Facebook, transmeton Insajderi.

Sigurisht se këto fjalë të Munish-it, janë shaka tipike të stilit të tij, për të cilin ai njihet, por edhe ironizim me klube nga gjithë bota, që janë alarmuar për Messin./Insajderi.com.