![Ismet Munishi paralajmëron sërish largimin nga Vëllaznimi [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/12/munishi-ismet-press-talk-sep2017-660x440.jpg)
Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi në një emision në Tribuna Channel ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi nëse nuk kryhen detyrimet e futbollistëve të paktën deri me 25 dhjetor.
Munishi ka thënë se ka shumë oferta nga klubet tjera si për të ashtu edhe për futbollistët dhe i ka dhënë afat 20 ditë kryesisë së klubit, biznesmenëve dhe komunës për të kryer obligimin e pagave.
Kujtojmë se futbollistët e Vëllazënimit kanë tre muaj që nuk paguhen nga klubi.
Deklaratën e Munishit mund ta ndiqni nga minuta e 58-të.