Ballkani e ka mposhtur Feronikelin në një ndeshje dramatike e cila përfundoi me rezultat 3 me 2.
“Het-triku” i Dakut bëri që të mendohet se kjo ndeshje do të jetë shumë e lehtë, por Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen dhe duke e rrezikuar fitoren e ekipit nga Suhareka.
“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet me luajt me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”, u shpreh Munishi për Art Sport, transmeton Insajderi.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”, shtoi ai.
“Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, përfundoi ai./Insajderi.com.