Ismet Munishi pas shkarkimit nga Ballkani: Fc Ballkanit i dëshirojë suksese drejt titullit

Ismet Munishi pas shkarkimit nga Ballkani: Fc Ballkanit i dëshirojë suksese drejt titullit

Ismet Munishi dhe Ballkani ndajnë rrugët e tyre, pas rreth një viti e gjysmë bashkëpunim, ndërsa pas shkarkimit nga pozita e trajnerit nga Ballkani, Ismet Munishi ka reaguar me një shkrim në Facebook, njofton Insajderi.

Munishi ishte më meritori që ekipin nga Suhareka e transformoi nga një ekip nga lufta për mbijetesë, te një ekip që çdo vit është njëri nga pretendentët për titull në Superligë, për të mos harruar edhe kryesinë e Ballkanit, në krye me presidentin Arsim Kabashi, që ka bërë investime të konsiderueshme në klub.

“Lamtumirë Suharekë. Falemderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .

Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam ti ndajmë rruget dhe e falemderoj për korrektësi gjat gjithë bashpunimit dhe poashtu ishte shumë korrekt në bisedime per anen financiare dhe kompenzimin e kontrates”, thuhet fillimisht në postimin e Munishit.

Për të shtuar më tej: “I lus mediat të mos atakohet klubi imë dhe Presidenti.

Fc Ballkanit, Xhebrailave dhe lojtarve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugen drejt Titullit.

Jam shumë krenar me punen time

Jam shumë krenar me ate qka arritem deri ketu”, ishin fjalët përshëndetëse tashmë të ish-trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit. /Insajderi.com