
Ismet Munishi do të jetë trajner i Gjilanit, raporton Insajderi.
Kjo pasi trajneri Bylbyl Sokoli dha dorëheqja nga pozita e trajnerit, pas humbjes 2 me 0 nga rivali lokal Drita.
Zyrtarizmin e Munishit si trajner të Gjilanit e bëri publik, Florim Zuka.
“Ismeti drejton SC Gjilanin”, ka shkruar Zuka në Facebook.
Gjilani ka grumbulluar 33 pikë pas 24 ndeshjeve. /Insajderi.com