307 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Itali. Ndërsa, një ditë më parë ky shtet kishte regjistruar 207 viktima, transmeton Insajderi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 mijë e 970 raste pozitive të infeksionit, përkundër 11 mijë e 641 rasteve të një dite më parë.
Rastet pozitive ndikohen nga rënia e ndjeshme e testeve në fundjavë dhe veçanërisht të dielave.
Viktimat zyrtare të COVID-19 në Itali kanë arritur në 91 mijë e 580, ndërsa rastet totale janë 2 milionë e 644 mijë e 707. Të shëruarit janë 2 milionë e 133 mijë e 523, ndërsa në izolim shtëpiak janë 397 mijë e 934 persona./Insajderi.com