Itali, moti i keq shkakton viktimat e para

Itali, moti i keq shkakton viktimat e para

Moti i keq në Itali ka shkaktuar dy viktimat e para në Alessandria, rajoni i Piemontes.

Dëme të konsiderueshme janë konstatuar në Piemonte, Liguria dhe Lombardi, ku janë regjistruar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Rrugët dhe shkollat janë mbyllur në shumë zona. Niveli i lumit Po është rritur 3 metra e gjysmë brenda 24 orëve. Presidenti i rajonit të Piemontes, Cirio kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sistemi ka reaguar më së miri, por pa një ndryshim në legjislacionin për mjedisin, që lejon mirëmbajtje të vazhdueshme dhe parandaluese, Italia do të vazhdojë të numërojë të vdekur e dëme në çdo fatkeqësi natyrore”, tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Kryeministri Giuseppe Conte do të jetë mbrëmjen e së martës në prefekturën Alessandria  për të bërë një bilanc mbi dëmet e shkaktuara nga moti i keq. Ai do të shoqërohet nga presidenti i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio.