Itali: Regjistrohen 446 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Itali: Regjistrohen 446 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Italia regjistroi 37.809 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, që është rritja më e lartë njëditore që nga fillimi i pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 862.681, transmeton Insajderi.

Italia regjistroi gjithashtu 446 vdekje që ndërlidhen me COVID-19, duke arritur në gjithsej 40.638, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Kryeministri Giuseppe Conte tha sot se kufizimet e paraqitura kohët e fundit ishin të nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Virusi është një tren në lëvizje. Sot është e nevojshme ta ngadalësojmë, përndryshe treni do të na rrëzojë”, tha Conte.

“Ne shpresojmë që këto masa do të jenë në fuqi vetëm disa javë. Nëse arrijmë të përmbajmë sëmundjen mund të presim qetësi në javët në vijim”, shtoi ai. /Insajderi.com