Italia ka siguruar finalen e EURO 2020 pasi fitojë pas penaltive kundër Spanjës, shkruan Insajderi.
Manuel Locatelli ishte i vetmi që humbi penalltinë për italianët.
Ndërsa, për spanjollët penalltinë e humbën Dani Olmo dhe Alvaro Morata.
Italia tani do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysëmfinale mes Anglisë dhe Danimarkës./insajderi.com
Përfundon pjesa e dytë e vazhdimeve
Përfundon edhe pjesa e dytë e vazhdimeve me rezultat 1-1.
Kjo pjesë në përgjithësi u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por më të mirë u treguan italianët.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas penalltive.
Fillon pjesa e parë e vazhdimeve
Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve mes Spanjës dhe Italisë.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të spanjollëve, të cilët krijuan raste më të mira për shënim.
Fillon pjesa e parë e vazhdimeve
Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime
Ka përfunduar koha e rregullt me rezultat 1-1.
Në pjesën e dytë të kësaj ndeshje u shënuan dy gola.
Së pari në epërsi kaluan italianët përmes një kundërsulmi të nisur, i cili më pas u finalizua nga Federico Chiesa në minutën e 60-të.
Golin e barazimit spanjollët e gjetën në minutën e 80-të të ndeshjes.
Në përgjithësi u zhvillua ndeshje e barabartë nga të dyja ekipet.
Spanja barazon rezultatin kundër Italisë
Spanja ka arritur të barazoj rezultatin kundër Italisë
Golin e shënoi Alvaro Morata në minutën 80-të të ndeshjes.
Italia kalon në epërsi ndaj Spanjës
Italia ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Spanjës.
Golin e shënoi Federico Chiesa në minutën e 60-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të nisur shpejt nga italianët.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Të dy ekipet kishin raste të mira për shënim.
Por, rastet e krijuara nuk arritën t’i konkretizonin në gol.
Fillon ndeshja mes Italisë dhe Spanjës.