Italia favorit “absolut” kundër Shqipërisë

Italia favorit “absolut” kundër Shqipërisë

Italia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ndeshjet e fundit të kualifikimit për kampionatin botërorë ‘Rusi 2018’.

Italia ka siguruar vendin e dytë, vend ky që dërgon Italinë në ndeshjen ‘finale’ për kualifikim në botërorë. Ndërkohë që Shqipëria gjendët në vendin e tretë ndërsa tri pikët ndaj Italisë do të ishin të panevojshme.

Por kompanitë e basteve favorit absolut e konsiderojnë Italinë, pavarësisht se ndeshja luhet në “Loro Boriçi”. Kompania ‘Bet365’ fitoren e Shqipërisë e kuotojnë me 6.50 përderisa fitoren e Italisë me 1.6.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me fitoren e Italisë me rezultat 2 me 0. Ndërsa Shqipëria nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kampionatit Botërorë “Rusi 2018”./Insajderi.com