Italia fiton ndaj Belgjikës, siguron gjysëmfinalen

Italia fiton ndaj Belgjikës, siguron gjysëmfinalen

Italia siguron gjysëmfinalen pasi mposhti Belgjikën me rezultat 2-1, shkruan Insajderi.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Raste të mira për shënim kishin të dy ekipet, por nuk arritën t’i finalizonin ato.

Në minutat e fundit të ndeshjes më kërkues u treguan belgët, por përkundër kësaj, shifrat nuk arritën të ndryshoheshin.

Pas kësaj fitore, italianët kualifikohen në gjysëmfinale ku do të përballen me Spanjën më 6 korrik në “Wembley Stadium”./insajderi.com


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe Belgjikës.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.

Të parët që kaluan në epërsi ishin italianët në minutën e 14-të të ndeshjes përmes Leonardo Bonuccit, por ky gol u anulua pasi ai ishte në pozitë jashtë loje.

Megjithatë, golin e parë të takimit “azurrët” e gjetën në minutën e 31-të të ndeshjes përmes Nicolo Barellas.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e kësaj pjese, Lorenzo Insigne dyfishoi epërsinë e italiane.

Ndërsa belgët ngushtuan epërsinë përmes Romelu Lukakut nga penaltia e shkaktuar nga Roberto Di Lorenzos në minutat shtesë të kësaj pjese.


Belgjika ngushton epërsinë e Italisë

Belgjika ka arritur të shënoj golin e parë kundër Italisë.

Golin e shënoi Romelu Lukaku nga pika e bardhë në minutën e 45-të të ndeshjes.


Italia dyfishon epërsinë ndaj Belgjikës

Italia ka arritur të dyfishojë epërsinë në përballje kundër Belgjikës

Golin e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 44-të të ndeshjes.


Italia kalon në epërsi ndaj Belgjikës

Italia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Belgjikës.

Golin e shënoi Nicolo Barella në minutën e 31-të ndeshjes.


Fillon ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë.