Italia kërkon nga BE të marrë masa ndaj Pfizerit për shkak të vonesave të vaksinave

Italia kërkon nga BE të marrë masa ndaj Pfizerit për shkak të vonesave të vaksinave

Italia ka kërkuar sot nga Komisioni Evropian që të marrë masa kundër kompanisë ‘Pfizer’, për shkak të vonesave në dorëzimin e dozave të vaksinave anti-COVID, të cilat i kishte premtuar, transmeton Insajderi.

Komisari Special i Italisë ka dërguar letër në Bruksel, një ditë pasi Roma dërgoi një letër formale duke paralajmëruar kompaninë amerikane ‘Pfizer’ për të respektuar marrëveshjet kontraktuale.

Pfizeri ka thënë se do të kompensojë këtë me ndryshime në prodhim që do të bëhen.

Lëvizja ka rritur tensionet mes Evropës dhe kompanisë amerikane Pfizer. Më herët edhe BE-ja ka paralajmëruar me masa ligjore.

Në Itali në 24 orët e fundit kanë vdekur 541 persona nga COVID-19. /Insajderi.com