Italia kualifikiohet në çerekfinale

Italia kualifikiohet në çerekfinale

Italia kualifikiohet në çerekfinale

Me shumë vuajtje Italia është kualifikuar në çerekfinale.

2 me 1 arritën ta mposhtin Austrinë pas 30 minutave shtesë.

Italianët do të përballen me fituesin e ndeshjes Belgjikë & Portugali.


Austria ngushton epërsinë

Sasa Kalajdzic ka shënuar gol për Austrinë kundër Italisë

Kështu Austria ka zvogëluar epërsinë 2 me 1.

Goli u shënua në minutën e 114.


Fillojnë 15 minutat e dytë në vazhdime Itali & Austri


Përfundojnë 15 minutat e parë të vazhdimeve


Italia dyfishon epërsinë

Italia ka shënuar edhe golin e dytë në vazhdime kundër Austrisë.

Ishte Matteo Pessina ai që dyfishoi epërsinë në minutën e 105.


Italia në avantazh kundër Austrisë

Italia ka kaluar në avantazh kundër Austrisë.

Anësori i djathtë i Italisë Federico Chiesa arriti ta thyejë mbrojtjen e Austrisë.

Në minutën e 95 në vazhdime Italia kaloi në epërsi.


Fillojnë 15 minutat e parë të lojës shtesë: Itali & Austri


Pa gola përfundon koha e rregullt e ndeshjes Itali & Austri.

Pa gola ka përfunduar koha e rregullt e 1/8 së finales Itali & Austri.

Tani do të zhvillohen dy herë nga 15 minuta.


Fillon pjesa e dytë Itali & Austri


ërfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Itali & Austri.

Ka përfunduar pa gola ndeshja e 1/8 së finales ndërmjet Italisë dhe Austrisë.

Italia kishte 11 goditje, ndërsa Austria një – por portat mbeten të paprekura.

Ndërsa, për sa i përket posedimit të topit Italia është 54% me 46%.


Fillon ndeshja Itali & Austri


Formacionet e ndeshjes Itali & Austri

Ndeshja e dytë e 1/8 së finales është ajo Itali & Austri.

Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Spinazzola, Verratti, Jorginho, Insigne, Berardi, Acerbi, Immobile, Barella, Bonucci.

Austria: Bachmann, Dragovic, Hinteregger, Arnautovic, Alaba, Sabitzer, Grilitsch, Baumgartner, Schaleger, Laimer. /Insajderi.com