Italia me rekord të zi – mbi 19 mijë raste për 24 orë

Italia me rekord të zi – mbi 19 mijë raste për 24 orë

Shteti i Italisë ka regjistruar rritje të numrit të të infektuarve edhe gjatë ditës së premte pasi 19,143 raste të reja me coronavirus janë regjistruar brenda 24 orëve fundit, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, duke shënuar kështu shifrën më të lartë me të infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Vala e dytë e pandemisë, ka frikësuar shtetin italian, të cilët me vështirësi të mëdha e kaluan valën e parë.

Ministria njoftoi edhe për 91 të vdekur nga COVID-19, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Deri tash në Itali nga coronavirusi kanë vdekur 37,059 persona ndërsa janë shënuar 484,869 raste pozitive.

Italia kishte shënuar rekord ditor së fundi me 16,079 raste./Insajderi.com.