Italia mposht Holandën si mysafir

Italia mposht Holandën si mysafir

Supersfida e të hënës mbrëma në Ligën e Kombeve, i takoi Italisë në përballje me Holandën me shifrat minimale, njofton Insajderi.

Italia arriti ta mposhtë Holandën me rezultat 1:0, golin e vetëm për italianët në këtë takim e shënoi Nicolo Barrella në pjesën e parë të takimit (45’).

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat u orvatën të shënojnë në portat kundërshtare, Italia për të dyfishuar rezultatin, ndërsa Holanda për të barazuar.

Në fund italianët arritën të ruanin rezultatin deri në fund të takimit, dhe të kthehen në Itali me pikë të plota.

Në këtë grup, prin Italia me 4 pikë, e ndjekur në pozitën e dyta nga Holanda dhe Polonia me nga 3 pikë, ndërsa në fund gjendet Bosnje dhe Hercegovina me 1 pikë.

Në ndeshjen e radhës në grup, Italia udhëton në Poloni për t’u takuar me polakët, ndërsa Holanda i shkon Bosnje dhe Hercegovinës në Sarajevë. /Insajderi.com