Ndeshja në mes Italisë dhe Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Italia ndanë pikët me Holandën

Italia ndanë pikët me Holandën

Ndeshja në mes Italisë dhe Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ishin italianët ata që shënuan të parët për të kaluar në epërsi përmes mesfushorit Lorenzo Pellegrini, i cili shënoi në minutën 16-të pas një super pasimi nga Barella. Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë pasiqë vetëm nëntë minuta më vonë, pas një tollovie në zonën e rreptësisë, Donny van de Beek shënoi golin e barazimit. Ky edhe ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes pasiqë edhe përkundër tentimeve të vazhdueshme, asnjëri ekip nuk arritën të shënojnë për të siguruar fitoren.
Italia renditet në pozitën e dytë të grupit 1 së ligës A, me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Holanda gjendet në pozitën e tretë me një pikë më pak./Insajderi.com