Italia raportoi 822 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Italia raportoi 822 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 52.850, me 822 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 29.003 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.509.875.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 795.845, përfshirë 3.846 pacientë që aktualisht trajtohen në kujdes intensive, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 661.180 persona, përfshirë 24.031 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com